Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë, komunikoj vazhdimisht për çdo ditë me të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë, komunikoj vazhdimisht për çdo ditë me të

    Insajderi
    24 December 2022 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka qenë i ftuari i fundit i emisionit “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova për vitin 2022.

    Ai mes disa temave të trajtuara rreth presidentit Rugova, ka treguar se ka shkruar edhe në librin e tij të titulluar “Miqtë e mi në amshim”, i cili e përfshinë një pjesë të rëndësishme të kësaj monografie.

    “Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, u shpreh Gjergji.

    Ai gjithashtu tha se veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij.

    “Figura dhe vepra e Dr.Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezë gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark