Don Mikel Sopi: Jemi në shënjestër të njerëzve që tentojnë dhunë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Don Mikel Sopi: Jemi në shënjestër të njerëzve që tentojnë dhunë

    Insajderi
    14 April 2017 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Don Mikel Sopi, famullitar i Kishës Katolike në Kosovë ka thënë se diku rreth 15 për qind e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosovë i takojnë fesë katolike.

    Sopi tha se asnjëherë në lëkurën e tij s’e ka ndjerë se është i diskriminuar në Kosovë dhe se nuk beson që pjesëtarët të këtij komuniteti janë të diskriminuar në vend.

    Famullitar i Kishës Katolike në Kosovë foli edhe për paralajmërimet e fundit se mund të ketë një sulm terrorist në Kosovë dhe se shënjestër janë objektet kishtare.

    Sipas organeve të sigurisë sulmi dyshohet se mund të ndodhte për festën katolike të Pashkëve.

    “Jemi shqetësuar nga ky lajm në prag të festave. Ne na ka ardhur lajmi nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore se duhet të kemi kujdes, sepse jemi shënjestër e njerëzve që tentojnë dhunë”,  deklaroi Sopi në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark