Don Xhoni blen veturë luksoze, çmimi marramendës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Don Xhoni blen veturë luksoze, çmimi marramendës

    Insajderi
    31 May 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij të pasur: Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ka komentuar në fotogorafitë e tij me komentin “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.

    Lamborghini Revuelto është një supermakinë hibride që kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke prodhuar një fuqi totale prej 1,001 kuajfuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

    Foto: Don Xhoni/Instagram

    Çmimi bazë i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në tregun sekondar.

    Don Xhoni është i njohur për pasionin e tij për veturat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të veturave në rajon.

    Foto: Don Xhoni/Instagram
    Foto: Don Xhoni/Instagram
    Foto: Don Xhoni/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark