Donacion për hemodializën e fëmijëve në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Donacion për hemodializën e fëmijëve në Kosovë

    Insajderi
    26 July 2016 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimit të Hemodializës për Fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë sot iu dhurua një donacion me material shpenzues.

    Ky donacion u dhurua nga kompania Meditech L.L.C, përmes  Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).

    Agron Sadiku, Drejtor Ekzekutiv i Meditech L.L.C, tregoi se vlera e donacionit është 13 mijë euro.

    “Por më e madhe është vlera e dializave që do të mundësohet për fëmijët, se sa vlera monetare”, tha Sadiku.

    Kurse Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se ky shembull i angazhimit për fëmijë që mund të shërbejë edhe për organizata dhe institucione të tjera jo qeveritare.

    “Kosova, prinë në regjion për sa i përket popullatës në moshë të re( fëmijëve) dhe  shpresojmë se iniciativa e filluar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithherë në të mirë të ofrimit sa më të mirë të kujdesit shëndetësorë për fëmijët,”,  potencoi mes tjerash drejtori Gjocaj.

    Në ceremoninë e dorëzimit të donacioni, ishte e pranishme edhe Angelika Viets, Ambasadore e Gjermanisë në Kosovë.

    Viets tha se nevojiten investime më të mëdha në shëndetësi, në mënyrë që gjendja të përmirësohet në vazhdimësi, dhe se Ligji për Sigurime Shëndetësore do të ndihmonte në këtë drejtim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark