Donald Trump Jr.: Ia tregova unë babait lajmin për vdekjen e Charlie Kirk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Donald Trump Jr.: Ia tregova unë babait lajmin për vdekjen e Charlie Kirk

    Insajderi
    11 September 2025 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i madh i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr., ka deklaruar se ishte ai që i dha të atit lajmin për vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.

    “E mësova pak para se babai të më telefononte për një çështje tjetër,” tha Trump Jr. gjatë një interviste në një emision radiofonik të drejtuar nga Scott Jennings, analist politik i CNN, raporton Insajderi.

    “Sapo kisha mësuar se kishte ndërruar jetë dhe besoj se isha unë ai që ia tregova lajmin. Ishte një ditë e vështirë.”

    Trump Jr. foli edhe për marrëdhënien e tij të afërt me Kirk, duke thënë se gjatë dhjetë viteve të fundit kishin komunikuar pothuajse çdo ditë.

    Ndërkohe, FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

    Gjithashtu ka njoftuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark