Donald Trump: Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, por kompanitë heshtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Donald Trump: Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, por kompanitë heshtin

    Insajderi
    28 January 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha para gazetarëve se kompania Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut.

    Kompania e teknologjisë, Microsoft nuk ka komentuar për këtë pohim të Trumpit. As TikTok e as ByteDance, që ka pronësi aplikacionin, nuk kanë komentuar po ashtu.

    TikTok, që ka rreth 170 milion përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara të hynte në fuqi më 19 janar. Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili bazohet në shqetësimet për sigurinë kombëtare.

    Javën e kaluar, Trump tha se ai ishte duke biseduar lidhur me blerjen e TikTok-ut dhe do të dëshironte që vendimi për të ardhmen e aplikacionit popullor të merrej brenda 30 ditësh. Më herët, presidenti amerikan është shprehur i hapur që miliarderi Elon Musk ta blejë aplikacionin, nëse pronari i Tesla-s dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, Musk nuk ka komentuar publikisht këtë deklaratë të presidentit Trump.

    Kjo është hera e dytë që Microsoft-i lidhet me blerjen e mundshme të TikTok-ut. Gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte kërkuar që TikTok-u të ndante versionin për SHBA-të nga ByteDance-i, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë kombëtare. Në vitin 2020, Microsoft rezultoi ofertuesi kryesor, por bisedimet për blerjen e aplikacionit dështuan./TAR


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark