Donald Trump mund të përballet me padi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Donald Trump mund të përballet me padi

    Insajderi
    29 January 2017 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurorët demokratë në Shtetet e Bashkuara të dielën e kanë dënuar urdhrin e presidentit Donald J. Trump për t’ua kufizuar hyrjen në Amerikë shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane, dhe janë duke menduar ta qesin në gjyq administratën, raporton Reuters.

    Kryeprokurorët demokratë nga 16 shtete amerikane pritet të jenë burim i rezistencës së fuqishme ndaj Trumpit, ashtu sikurse kryeprokurorët republikanë patën kundërshtuar politikat e ish-presidentit Barack Obama.

    Një padi nga shtetet do të rriste forcën e kundërshtimeve ligjore ndaj urdhrit ekzekutiv të presidentit, i nënshkruar të premten vonë, sipas kohës amerikane, pasi që denoncimet në gjyq deri më tani janë bërë kryesisht nga individë të caktuar.

    Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve në vend për 120 ditë, ka ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen e refugjatëve nga Siria, dhe ka ndaluar për 90 ditë hyrjen e shtetasve të Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

    Kryeprokurorët nga 15 shtete dhe nga Distrikti i Kolumbisë kanë thënë nëpërmjet një kumtese të përbashkët se do të bashkëpunojnë për të siguruar respektimin e Kushtetutës nga ana e qeverisë federale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark