Edhe Donald Trump nominohet për çmimin Nobel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Edhe Donald Trump nominohet për çmimin Nobel

    Insajderi
    03 February 2016 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E hëna nuk ka qenë ditë e mirë për Donald Trump. Thënia e tij e famshme “humbës” i është veshur atij pasi humbi përballë Ted Cruz në Iowa pas dy javësh qëndrimi në pozitën e fituesit nëpër anketat e ndryshme.

    Por të martën, ka ndodhur diçka që së paku atij mund t’ia ndreq ditën, pasi është zbuluar se emri i tij është në listën e të nominuarëve për çmimin Nobel për Paqe, përkrah emrave të rëndësishëm si Papa Francis dhe një aktivisti për të mbijetuarit e dhunimit nga ISIS.

    Nominimi i Trump vjen përkundër deklaratave të tij kontroverse sikurse propozimi për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA dhe deklaratave për emigrantët meksikan.

    Kristian Berg Harpviken, drejtor i Institutit për Kërkime të Paqes në Oslo i ka thënë Reuters se përpos Trump në këtë listë janë edhe Edëard Snoëden bashkë me Ernes Moniz nga Shtëpia e Bardhë dhe Ali Akbar Salehi drejtor i Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore, raporton Insajderi.

    Harpviken tha se nominimi i Trump për Nobel është bërë nga një senator amerikan që nuk ka dashur të identifikohet dhe se arsyetimi për këtë nominim është “arritja e paqes përmes parandalimit të Islamit radikal, Iranit bërthamor dhe Kinës komuniste”.

    Sipas Reuters dhe “The Independent” arsyeja përse Trump dhe shumë figura të viteve të kaluara sikurse Edëard Snoëden, Vladimir Putin, Barack Obama, Henry Kissinger e Josef Stalin, dominohen për Nobel qëndron tek fakti se mijëra njerëzve dhe organizatave u lejohet të nominojnë personalitete të ndryshme për këtë çmim.

    Sipas Associated Press, Komiteti Norvegjez pranon më shumë se 200 nominime për çmimin Nobel për Paqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark