Donaldi e Romeo festojnë ditëlindjen sot, urimi që i bën njëri-tjetrit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Donaldi e Romeo festojnë ditëlindjen sot, urimi që i bën njëri-tjetrit

    Insajderi
    01 September 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj. Dy vëllezërit, të cilët kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në televizion e showbiz, festojnë së bashku ditëlindjen e tyre, duke emocionuar ndjekësit me urimet e ndjera që i kanë bërë njëri-tjetrit.

    Në një postim në rrjete sociale, Donald Veshaj shkroi se nuk është vetëm dita e tyre e lindjes, por edhe një kujtesë e faktit që kanë qenë gjithmonë krah për krah. “Dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na çojë gjithmonë përpara… Dua të vazhdojmë të ëndërrojmë, të punojmë dhe të qeshim bashkë”, u shpreh aktori, duke e mbyllur urimin me fjalët: “Edhe 100 vjeç gjysma ime!”

    Nga ana tjetër, Romeo Veshaj u shpreh po aq i emocionuar në dedikimin e tij për vëllain. “Çdo vit që kalon më kujton sa me fat jam që kam lindur në të njëjtën ditë me ty. Çdo hap i jetës ka qenë më i lehtë sepse të kam pasur ty pranë… Sot festojmë të dy, por dhurata më e bukur që unë kam është ti,” – shkroi ai.

    Urimet e tyre prekëse janë pritur me shumë dashuri nga fansat, të cilët i kanë përgëzuar për lidhjen e fortë vëllazërore dhe për sukseset që kanë arritur së bashku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark