Lausanne ka barazuar 3:3 në shtëpi ndaj St.Gallen, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Zvicrës.
E në këtë takim, shkëlqeu futbollisti kosovar, Donat Rrudhani.
Rrudhani shënoi dy gola në këtë ballafaqim për Lausanne.
Fillimisht ai barazoi shifrat 2:2 në minutën e 78-të, ndërsa barazoi edhe njëherë tjetër në 3:3 në minutën e 86-të të takimit./Express