Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka rënë në një linjë me një modele shqiptare, duke ia huqur emrin shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadaresë.
Gjatë ditës së djeshme, modelja e njohur shqiptare, Megi Luka, publikoi poezinë e Dritëro Agollit në InstaStory, ku shkroi: “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Ajo postim e fshiu menjëherë, pasi mund ta ketë vënë re gabimin.
Mirëpo, nuk mbeti vetëm me huqjen e modeles. Kulmin e shënoi kryediplomatja, Donika Gërvalla duke ia thënë gabim emrin Kadares. Ajo e ka shkruar “Ismael Kadare”.
Jo vetëm, Ministrja nuk e ka shkruar për takimin me të në shtëpinë e tij në Tiranë, por “në shtëpinë e tij Tirana”.
Postimi i Donika Gërvallës:
Ndryshe, ministrja Gërvalla njihet për huqjet teknike në postimet që bën.