Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gërvalla tashmë është nisur për në New York.
“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës”.
“Gjithashtu, Ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.