×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla: Nuk po e hapim tani Urën e Ibrit, po përgatitemi për një moment të përshtatshëm

    Insajderi
    11 September 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka thënë se ura nuk po hapet tani, duke shtuar se vetëm po “përgatitet situata”.

    Ajo tha se koha është për të hapur urën që të jenë të lumtur qytetarët e dy pjesëve të qytetit.

    Po, situata kohë pas kohe është e tensionuar, por, siç e dini, në Kosovë, në Turqi, në Sloveni, urat janë aty për të lidhur jo vetëm pjesët e qytetit, por edhe njerëzit. Pra s’ka asgjë të keqedhe provokative në hapjen e një ure. Është koha për të hapur urën dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë që qytetarët e të dy pjesëve të qytetit do të jenë të lumtur që po e shohin hapjen e urës. Sepse në afërsi të asaj ure është një nga simbolet e fundit të Millosheviqit në vendin tonë”, tha Gërvalla për mediumin turk në gjuhën angleze “TRT World

    Në intervistë, moderatorja e përballi Gërvallën me kritikat e Perëndimorëve, duke ia shtruar një pyetje interesante.

    Dua të ju pyes, pse atëherë të hapet kjo urë tani? Cila është rëndësia për Prishtinën për të hapur tani, duke pasur në mendje të gjitha këto paralajmërime nga partnerët ndërkombëtar?” – ishte pyetja e moderatores.

    Gërvalla u përgjigj se se ura nuk po hapet tani dhe se vetëm për kryhen disa përgatitje “për të hapur në një moment kur është e përshtatshme”.

    Nuk po e hapim tani. Ne jemi duke u bërë gati për të hapur në një moment kur është e përshtatshme për qytetin, qytetarët dhe për vendin tonë. Pra derisa po përgatitemi, ne jemi duke i bërë të gjitha çështjet teknike që janë të nevojshme, sepse kjo urë nuk është përdorur për një kohë për automjete dhe ne jemi duke i bërë të gjithë hapat teknikë. Ne jemi duke u përgatitur në takimin me qytetarët në të dy pjesët e qytetit përmes kryetarëve dhe politikanë të tjerë. Pra ne jemi duke e përgatitur situatën që hapja e urës të jetë një ditë hareje për të gjithë” , shtoi Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark