Donika Gërvalla pas dështimit për kryetare të Kuvendit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla pas dështimit për kryetare të Kuvendit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira

    Insajderi
    20 August 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku nuk mori votat për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

    Në një postim, ajo ka zgjedhur të përgjigjet përmes fjalëve të poetit:

    “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
    Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”.

    Në votimin e sotëm, Gërvalla nuk u përkrah as nga deputetja e Grupit Parlamentar të saj, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk i dha votën për kryetare të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark