
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj thotë se nuk ia ka zë të madhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërllava-Schwartz sepse sipas tij ajo nuk ka njohur për politikën e jashtme.
Thotë se e respekton ministren vetëm për mbiemrin e saj, Gërvalla.
Për shkarkimin e tij në maj të këtij viti, Dedaj e akuzon presidenten, Vjosa Osmani. E cila sipas Dedajt e ka shkarkuar atë për t’i hap rrugës bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut i cili në ambasadën e Shkupit ka postin e zëvendës shefit të misionit.
“Diplomacia e Kosovës është në koma politike. Mos të them e vdekur… MPJ, unë kam qenë edhe zëvendësministër aty dhe i njoh rrethanat aty është në një situatë tepër të vështirë, është një ministri njerzit shumica aty janë për me mujt sa më shpejt me ikë diku nëpër ambasada të ndryshme, janë shumë servile dhe bëjnë shumë shërbime e gënjeshtra e mashtrime nga më të ndryshmet dhe pse ka edhe njerëz të mirë të cilët i njoh”, ka thënë ai.
Dedaj për gjendjen aktuale të diplomacisë akuzon presidenten Osmani, të cilën e cilëson si figurë jo unifikuese.
“Sa i përket MPJ mund të them se me këtë axhendë çfarë e ka ministria e jashtme me këtë plogështi që e ka ministrja aktuale, Gërvalla të cilët unë e kam respektu për mbiemrin e saj sepse ne si studentë ne jemi rrit e inspiru për me dashtë Kosovës, por asaj sduhet me ia zënë për të madhe ajo ska kurrfarë ideje për politikën e jashtme, as për politikën dhe më së miri që gati sa hërë që ka fol ka gabu ma mirë është ajo nuk punon dhe nuk fol asgjë – kështu që kjo është një dëme shumë i madh që po i bëhet Kosovës. Prapaskena e gjitha këtyre e MPJ-së është vet presidentja Osmani sepse Politika e Jashtme është nën kompetencat e presidentes”, ka deklaruar Dedaj për Indoks.
Intervista e plotë: