
Gërvalla ka thënë se pretekst për largimin e saj ka qenë mungesa e emrit në listë, njofton Klan Kosova.
“Pretekst është mungesa e emrit tim në listë. Jam pajisur para disa ditësh me dokumentacionin e Këshillit të Përgjithshëm. Aty ka dy kategori me të drejtë fjale dhe vote dhe vetëm me të drejtë pranie. Është traditë e Këshillit të Përgjithshëm që kryetarët e degëve të jenë të pranishëm”, tha kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani.
Gërvalla ka treguar se për çfarë është mbledhur Këshilli i LDK-së.
“Aty do të diskutohet për çështjet statutare. Ka një pikë të rëndësishme ku do të diskutohet për ndryshimin e një neni në statut, të bën zgjedhjen e kryetarit të LDK-së. Po tentohen të bëhen ndryshime të tilla që ia sigurojnë sërish Mustafës vendin e kryetarit”, tha Gervalla. /Insajderi.com