
Donika Gërvalla ka shpërthyer në lot kur ka shpjeguar ngjarjet e sotme në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së, por në të njejtën kohë ka qenë shumë e ashpër ndaj lidershipit të kësaj partie.
Ajo ka akuzuar sekretarin e përgjitshëm të kësaj partie, Ismet Beqirin si “rrenc” ndërsa ngjarjet e sotme në mbledhjen e Këshillit, i ka cilësuar si tragjike.
“E them publikisht, Sekretari i Përgjithshëm i LDK Ismet Beqiri është rrenc, rren për çdo dite”, tha ajo teksa ka shtuar se në këtë mbledhje ka munguar vetëm KFOR-i.
Sipas saj është e pakuptueshme se nga vjen frika e lidershipit të LDK-së ndaj saj, pasi ata kanë autoritet të lartë në parti.
“I baj thirrje kolegeve tjerë, nëse mue ma bajne ketë, paramendoni çka bajnë me njerëzit e tjerë në mënyrë publike e jo publike”, ka thënë Gërvalla, për Rrokum Tv.
Gërvalla i ka bërë ftesë zyrtare edhe Isa Mustafës për ballafaqim.
“I baj ftese publike nga kjo studio, me dale me Isa Mustafen e me lutfihazirat, ismetbeqirat, me dale me ba diskutim publik, ose ketu ose me ndonji shesh tjetër”, ka shtuar ajo./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=rdPsSSbfNVU