Donika Kadaj-Bujupi refuzon t’i bindet Xhavit Halitit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj-Bujupi refuzon t’i bindet Xhavit Halitit

    Insajderi
    09 June 2016 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka refuzuar që të largohet nga foltorja  Kuvendit të Kosovës edhe pse asaj i përfundoi koha e caktuar për deklarim jashtë rendit të ditës.

    Me të përfunduar koha e caktuar, ajo vazhdoi fjalimin e saj, duke refuzuar kështu t’i bindej kërkesës së Xhavit Halitit, kryesues i seancës, që të lirojë foltoren.  Haliti i ndali asaj mikrofonin, por ajo vazhdoi fjalimin e saj.

    Haliti kërkoi nga ajo disa herë që ajo të lirojë foltoren, por deputetja nuk ka dëgjuar për një kërkesë të tillë.

    Kjo është seanca e parë pas disa muajve që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në një seancë të kuvendit.

    Mediat raportuan se me kthimin e Vetëvendosjes në Kuvend janë rikthyer edhe masat e shtuara të sigurisë në ambientet e kuvendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark