Donjeta Sadiku në finale të Kupës së Botës në boks - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Donjeta Sadiku në finale të Kupës së Botës në boks

    Insajderi
    15 May 2025 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Kupën Botërore që po mbahet në ‘Feliks Stamm’ të Polonisë.

    Boksierja jonë është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu duke mundur italianen Rebecca Nicoli në duelin gjysmëfinale.

    Sadiku pas fitores ndaj italianes, është shprehur shumë e lumtur më suksesin e arritur. Ajo thotë se mezi e pret finalen dhe shpreson në medaljen e artë.

    “Sot arrita fitoren e dytë në Poloni. Jam shumë e lumtur. E kam pasur përball një boksiere mjaft të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu”.

    “Finalen e presë më padurim dhe më shumë entuziazëm. Kam ardhur për të artën. Shpresoj së do të stolisem më medalje të artë”, ka thwnw Donjeta Sadiku.

    Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakes Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark