Donjeta Sadiku rrëmben të bronztën në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale të “Strandja” - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Donjeta Sadiku rrëmben të bronztën në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale të “Strandja”

    Insajderi
    26 February 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donjeta Sadiku ka mbërritur në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, i cili po mbahet nga 22 shkurti dhe do të vazhdojë deri më 3 mars 2025.

    Kështu njoftoi Federata e Boksit e Kosovës, e cila tha se Sadiku u paraqit sot në ring në kategorinë 60 kg, e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani “të cilën e mundi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks të mirë dhe cilësor”.

    “Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale me 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin”, deklaroi FBK-ja.

    Edhe boksieri në kategorinë 86kg, Taulant Jakupi, boksoi sot kundër boksierit Bullgar Boldirev Semion, por që i njëjti pësoi humbje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark