×
  • Lajme
  • Analiza

    “Donte pastrim të listës se veteranëve, u përmend si veteran i rrejshëm”- Ku mbeti procesi për të cilin u bë zhurmë nga Kurti

    Insajderi
    04 April 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i veteranëve të UÇK-së është 60 mijë, por vazhdimisht nga Qeveria në pushtet kanë paralajmëruar pastrim të listave. Në publik ishte diskutuar se edhe kryeministri Kurti është veteran i rrejshëm.

    Vetë Kurti kishte thënë se në Kosovë nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteranë të luftës dhe jo 60 mijë.

    Në një takim që i pari i vendit kishte pasur me 22 mars 2022 me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishte arritur dakordimi për bashkëpunim për pastrimin e listës.

    Ku mbeti sot ky proces?

    Edhe pas një viti nuk ka ende asnjë rezultat . Asnjë veteran nuk është larguar nga lista.

    Nga zyra e kryeministrit kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se nuk ka asnjë vendim për largim nga lista të ndonjë veterani të UÇK-së.

    Sipas ligjit ZÇKDL në kuadërtë ZKM-së bënë përditësimin e listave, në bazë të vendimeve të gjykatës kompetente. Deri me sot nuk ka pasur asnjë vendim nga gjykata që duhet ta largojmë ndonjë person nga lista“, ka thënë për Insajderin, Aziz Bici, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

    Rasti i “Veteranëve”, në të cilin dyshohet se nga rreth 53 mijë, 20 mijë veteranë janë të jashtëligjshëm, në prill të 2022 është kthyer në rigjykim.

    Përjashtimi nga rritja e pagës minimale

    Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, në vitin 2022 i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

    Projektligji, megjithatë, nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

    Nga zyra e Kryeministrit kanë thënë se pa kthimin e aplikacioneve të veteranëve që mbahen në Prokurorinë Speciale nuk mund të bëhet edhe kategorizimi i veteranëve sipas ligjit aktual.

    “Siç jeni të informuar aplikacionet e veteranëve vazhdojnë të mbahen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Deri sa Prokuroria nuk i kthen aplikacionet, ZÇKDL në kuadër të ZKM-së nuk ka mundësi ta bëjë kategorizimin sipas ligjit aktual. I njëjti ligj, sipas plotësim ndryshimeve të vitit 2017, nuk parasheh më ndërlidhjen në mes pensionit të veteranit dhe pagës minimale”, tha Aziz Bici, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

    Sipas ligjit ZÇKDL në kuadër të ZKM-së bënë përditësimin e listave, në bazë të vendimeve të gjykatës kompetente. Deri me sot nuk ka pasur asnjë vendim nga gjykata që duhet ta largojmë ndonjë person nga lista.

    Kurti veteran i rrejshëm?

    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti vazhdimisht ka insistuar që listat e veteranëve duhet pastruar.

    Në mesin e 60 mijë veteranëve të UÇK-së është përmendur edhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për të, pati shumë debat dhe përplasje mes komandantësh se a ka qenë në luftë Albin Kurti? A ka qenë pjesë e UÇK-së?

    Komandanti i Koshares, Rrustem Berisha kishte thënë se Kurti s’ka si me qenë pjesë e UÇK-së.

    Me 15 prill të vitit të kaluar Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para qeverisë, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, si veteran të rrejshëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar.

    “Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”, ka thënë Molliqaj.

    Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark