“Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dora e shtetit na e ka vra” – vëllai i 27-vjeçarit: Policia tha se ka vdekur nga infarkti, ndikimi i alkoolit, por kur i pamë videot, situata ndryshoi komplet

    Insajderi
    07 July 2025 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë.

    Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.

    “Lajmin e pranuam pas orës 01, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, tha Zejnullahu për T7.

    “Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, shtoi ai.

    Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, tha Zejnullahu mes dhimbjes së madhe për vdekjen e të vëllait.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark