Dorëheqja dy ditë para protestës befason opozitën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja dy ditë para protestës befason opozitën

    Insajderi
    24 March 2016 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Na ka befasuar vendimi i Donikës”, tha Ramush Haradinaj për emisionin “Rrokum Roll” në Rrokum TV, teksa në të njëjtin emision, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje e cilësoj dorëheqjen e Donika Kadaj-Bujupit nga AAK-ja si të parëndësishme karshi kauzës së opozitës.

    Ramush_Haradinaj_367804233

    “Mbetet te shpresoj dhe besoj se zoja  Kadaj Bujupi do të vazhdojë njësoj, sepse duke marrë parasysh situatën politikë që po kalojmë nuk ka rëndësi shumë a është në Aleancë, në Vetëvendosje, në Nismë  apo në shoqëri civile apo kudo tjetër. E rëndësishme është qëndrimi kundër apo përballë këtij pushteti kriminal”, ka thënë Haxhiu, raporton Insajderi.

    albulena

    Kadaj-Bujupi është njëra prej deputeteve të opozitës më aktive në këto gjashtë muajt e fundit.

    Për këtë ka vuajtur edhe pasojat. Fillimisht është arrestuar me 18 nëntor 2015 për hedhje të gazit bashkë Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin nga Vetëvendosje.

    donika-kada-bujupi

    Ka vuajtur 30 ditë paraburgim, dhe ka qenë në arrest shtëpiak, teksa aktiviteti i saj pas kësaj periudhe ka vazhduar në Kuvendin e Kosovës duke vazhduar me gjuajtjen e gazit lotjsellës.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili nuk ka qenë i përfshirë në këto aktivitete, ka thënë se vendimi i Kadaj-Bujupit edhe pse jo i sqaruar, nuk e ndanë AAK-në.

    “Ne i urojmë sukses në cilindo drejtim apo vendim që ajo e ka marrë. Ne si AAK vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark