Dorëheqja e Pupovcit - flet ministrja Nagavci, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Pupovcit – flet ministrja Nagavci, kjo është arsyeja

    Insajderi
    25 November 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci.

    Sipas saj Pupovci e ka njoftuar se për arsye personale dhe shëndetësore deri në fund të vitit do të jetë në këtë pozitë.

    Ajo tha se deri më tani nuk ka pranuar dorëheqje formale, por vetëm njoftim.

    “Ka treguar që për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti….Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, u shpreh ajo.

    E gjatë ditës së djeshme ishte vet Dukagjin Pupovci i cili konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark