Dorëheqja e Ramës e emërimi i Jasharit komandat i FSK-së, këto janë fjalët e ministrit Mehaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëheqja e Ramës e emërimi i Jasharit komandat i FSK-së, këto janë fjalët e ministrit Mehaj

    Insajderi
    30 November 2021 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pas zhvillimeve të sotshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se e ka pritur në takim gjeneral Rrahman Ramën që dha dorëheqje nga FSK-ja dhe se e ka falënderuar për kontributin e dhënë në UÇK, TMK dhe FSK.

    Më tutje Mehaj tha se ka uruar gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, për pozitën e komandantit të FSK=së, teksa shtoi se ka nderin dhe privilegjin që të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes prita në zyrën time gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e Komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të Komandantit të ri të FSK-së, të sapoemëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

    Me këtë rast, falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

    Më pas, e urova gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë, sikur deri më tani, me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark