Dorëheqja e tre anëtarëve të Bordit të RTK'së, hapet konkurs për zëvendësimin e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e tre anëtarëve të Bordit të RTK’së, hapet konkurs për zëvendësimin e tyre

    Insajderi
    22 August 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transmetuesi publik në bazë të nenit 26 të Ligjit të RTK-së, ka bërë shpalljen publike për nominimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së të komunitetit shqiptar.

    Afati i dorëzimit të dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet deri më 4 shtator 2024, në orën 16:00, përmes e-mailit [email protected]

    Pesë ditë pas mbylljes së shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad – hoc për shqyrtimin e tyre.

    Brenda periudhës kohore prej tridhjetë ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-së.

    Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë.

    Pakoja e nominimit (https://www.rtklive.com/sq/docs/2024-08-21/535.pdf)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark