Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se SHBA-ja ndan plotësisht të njëjtat shqetësime sikurse Bashkimi Evropian lidhur me dorëheqjen e tre pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.
“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
Fully share these concerns, and reiterate our commitment to Kosovo's multi-ethnic police force. As I've said many times, Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its officers should be able to work free from intimidation. Closely watching these developments. https://t.co/UoLjNZZ7yX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 17, 2023
Ai ka thënë se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.
Lidhur me dorëheqjen e 3 policëve të sapozgjedhur të nacionalitet serb ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.