Studenti serb në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimi, Aleks Neshoviq, ka thënë se “dorëheqja e Millosh Vuçeviqit më duket se është një përpjekje për të qetësuar tensionet – të cilat ato i ndezin çdo ditë”.
Duke folur për ftesën për dialog që Aleksandar Vuçiq iu drejtoi studentëve, ai theksoi se kërkesat e studentëve ishin të “përcaktuara”.
“Është e qartë për të gjithë se ne nuk do të dalim nga bllokada derisa kërkesat tona të plotësohen plotësisht”, tha Neshoviq.
Pas bllokadës 24-orëshe të Autokomandës, studentët zhvilluan sërish aksionin “15 minuta heshtje”, në kujtim të 15 personave që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sadit.
“Sa i përket dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit, më duket si një përpjekje për të qetësuar tensionet – të cilat përpiqen t’i ndezin çdo ditë. Ka një narrativë të vazhdueshme kundër studentëve dhe qytetarëve që mbështesin bllokadën”, shtoi Neshoviq.
Dje Aleksandar Vuçiq dhe Millosh Vuçeviq kanë ftuar studentët në dialog për kërkesat e tyre.
“Kërkesat tona janë përcaktuar dhe ka pasur edhe një konkretizim të atyre kërkesave. Është e qartë për të gjithë se studentët nuk do të dalin nga bllokada derisa të plotësohen kërkesat tona”, tha Neshoviq, transmeton Telegrafi.
Ai tha se bllokada e Autokomandës “kaloi paqësisht”.
“Ne do të vendosim për veprime dhe bllokada të mëtejshme. Në ndërkohë do të vazhdojmë me bllokada 15-minutëshe në disa nga udhëkryqet në Beograd”, theksoi Neshoviq.