Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës

    Insajderi
    25 February 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i forcave të armatosura të Zvicrës dhe shefi i shërbimeve të inteligjencës të vendit kanë dhënë dorëheqjen të dy nga detyrat e tyre.

    Bëhet e ditur se Thomas Suessli dorëzoi dorëheqjen e tij si kreu i forcave të armatosura në fund të janarit, megjithëse ai do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit 2025.

    Christian Dussey, i cili drejton Shërbimin Federal të Inteligjencës, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen, por do të qëndrojë në detyrë deri në fund të marsit 2026, raporton Reuters.

    Largimet i konfirmoi edhe presidentja e komitetit të sigurisë së dhomës së ulët të parlamentit zviceran, Priska Seiler-Graf.

    Ndryshe, largimet vijnë në një kohë të ndjeshme të mbrojtjes zvicerane, e cila është vënë nën kritika për vonesat në projektet kryesore pasi synon të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse pas agresionit rus në Ukrainë.

    Në fillim të këtij viti Suessli tha se ishte i shqetësuar për vonesat e projekteve të ndryshme, duke përfshirë dronët ushtarakë nga Izraeli.

    Departamenti i mbrojtjes po pret gjithashtu një drejtues të ri civil, pasi ministrja Viola Amherd dha dorëheqjen në janar, me pasardhësin e saj në kabinetin zviceran ende për t’u vendosur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark