Dorëheqjet e tre policëve serbë/ Osmani: Rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëheqjet e tre policëve serbë/ Osmani: Rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia

    Insajderi
    17 August 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për dorëheqjet e tre policëve serbë ka thënë se është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

    Ajo përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit.

    ”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.

    “Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një  më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Për këto dorëheqje i shqetësuar është shprehur edhe shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Po ashtu edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reguar duke thënë se një shtet multi-etnik duhet ta ketë edhe policinë e tillë.

    Disa serbë vullnetarisht u bën pjesë e institucionit të Policisë, por ata morën kundërshtime nga eksponentët e dhunshëm në Veri. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark