Dorëhiqet edhe kryetari i degës së Nismës në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëhiqet edhe kryetari i degës së Nismës në Podujevë

    Insajderi
    11 May 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën është njoftuar edhe për një dorëheqje nga kjo parti.  Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Nismës në Drenas, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i degës në Podujevë, Bajram Ajeti.

    Ajeti ka thënë se dorëheqja e tij vije pas nënshkrimi të koalicionit parazgjedhores me AAK-në.

    “Kur Nisma për Kosovën ishte pjesë e Opozitës së Bashkuar tek anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët u ngjall shpresa për ndryshimin. Krijimi i Koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, që rezultoi me dorëheqje dhe lëshimin e Nisma për Kosovën”, ka thënë ai.

    “Prandaj, duke u bazuar në gjendjen e krijuar jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa NISMA për Kosovën i dëshiroj suksese dhe gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark