Ministrja belge e Transportit, Jacqueline Galant, ka dhënë dorëheqje nga detyra pas akuzave se ka injoruar gabimet në sigurinë e aeroporteve belge para sulmeve të 22 marsit.
Partitë opozitare janë duke kërkuar dorëheqjen e saj që nga kjo ngjarje, njofton BBC.
Këto parti kanë publikuar dokumente konfidencale të BE-së, të vitit 2015, në të cilat kritikohen masat e sigurisë në aeroportet belge.
Sulmet në aeroportin Zaventem dhe në një metro në Bruksel nga Shteti Islamik lanë 32 njerëz të vdekur.