Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ushtarët e FSK’së nuk janë pa bukë. Ai theksoi se ka disa mungesa në ushqim, por servohen tri shujta në ditë.
I pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, ministri tha se dorëzohet vetëm i vdekur.
“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci në Pressing.
“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci.