Dorëzohen ushtarët rusë, Ukraina kap robërit e parë të luftës, shkatërrohen tanke e helikopterë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dorëzohen ushtarët rusë, Ukraina kap robërit e parë të luftës, shkatërrohen tanke e helikopterë

    Insajderi
    24 February 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ushtarake ukrainase kanë kapur robër disa ushtarë pushtues të cilët i përkisnin skuadriljes së tankeve të cilët i ishin futur në një qytet në veri të Ukrainës.

    Pamjet janë shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. Janë shkatërruar tanke dhe helikopterë rusë.

    Gjitashtu, autoritetet e Ukrainës raportojnë për 50 ushtarë rusë të vrarë në qytetin Schastya.
    Sakaq, më herët janë rrëzuar 5 avionë dhe 1 helikopter rus nga sistemi mbrojtës i Ukrainës. Kievi thotë se Rusia ka kryer në territorin e Ukrainës 203 sulme me raketa dhe avionë bombardues.
    Autoritetet ruse pretendojnë se në fokus të sulmeve të tyre janë bazat ushtarake, por nga pamjet e publikuara tashmë në të gjitha mediat ndërkombëtare, faktohet se janë bombarduar edhe spitale, apartamente e shtëpi banimi. Raportohet se në mesin e viktimave ka dhjetëra civilë.

    Mëngjesin e sotëm Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me urdhër të Vladimir Putin, ndërkohë që faktori ndërkombëtar ka dënuar agresionin e Kremilit dhe kanë paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark