Prokuroria Themelore e Pejës ka dorëzuar kërkesën për paraburgim ndaj Valendin Selmanaj, mësimdhënësin i cili po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të një shkolle fillore në Deçan.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Ai bëri të ditur se ai po dyshohet për dy vepra penale “Sulm Seksual” dhe “Kanosje”.
Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin që ka bërë video incizimin.
Kujtojmë se mësimdhënësi, Valendin Selmanaj është kapur duke puthur një nxënëse brenda objektit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.