Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

    Insajderi
    03 March 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhër arrest, shkruan Insajderi.

    Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

    E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Roli i saktë në krim është ende nën hetim”, vijon njoftimi.

    Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

    Katër të plagosurit janë ende në gjendje të qëndrueshme, njofton policia gjermane. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark