
INSAJDERI
Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit Halil Kukaj, është denoncuar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për veprat penale “Mashtrim në Detyrë”, “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Sulm ndaj Personit Zyrtar”, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë dokument të siguruar nga Insajderi, dekani Halil Kukaj përveç tjerash akuzohet se “në mënyrë të kundërligjshme, e ka larguar profesorin e asocuar Bekim Berisha nga Komisioni i Cilësisë dhe e ka futur asistentin Festim Tafoll në Këshillin e Fakultetit Ekonomik , i cili nuk e ka gradën “Doktor” (Dr).”
“Dekani Halil Kukaj, ka mashtruar dhe në mënyrë kundërligjore pa e njoftuar KFE-në (Këshillin e Fakultetit Ekonomik), e ka larguar Bekim Berishën, profesor i asocuar nga Komisioni i Cilësisë dhe e ka futur asistentin Festim Tafolli në këtë komision. Tafolli, nuk e ka thirrjen “Dr” dhe ka mashtruar sepse ky është ‘MSc’ ndërsa në vendimin për pranim i është vendosur thirrja Prof. Ass. Dr Festim Tafolli, i cili nuk e ka thirrjen shkencore Dr.Sc e as thirrjen akademike Prof. Asistent.”
Festim Tafolli, edhe kur është pranuar asistent, nuk e ka pasur notën mesatare 8, sa është këruar në konkurs dhe në mënyrë të kundërligjme është bërë asistent i rregullt”, thuhet në Kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Insajderi.
Këtë kallëzim penal në Prokurorinë e Prizrenit e ka dorëzuar profesor Hysni Terziu në emër të anëtarëve të Këshillit të Fakultetit Ekonomik./Insajderi/
LEXO EDHE: