Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj biznesmenit Feim Pulaj dhe 18 zyrtarëve të tjerë të ATK’së. Pulaj është arrestuar nën dyshimin për evazion fiskal, ndërkaq 12 zyrtarët e ATK-së për “mashtrim në detyrë”.
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e prokurorisë në të cilën thuhet se biznesmeni Feim Pulaj dyshohet se ka kryer veprën penale për “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.
Sipas dosjes, Pulaj ka tentuar të përfitoj kundërligjshëm rimbushim nga ATK respektivisht nga TVSH’ja përmes hotelit të tij “Lakeside”.
“Gjatë muajit janar- mars 2020, në Prishtinë dhe Prizren, në cilësinë e pronarit dhe personit të autorizuar të bizneseve “Blue Plan Kosova AG” dhe hotelit “Lakeside”. Më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme me dashje dhe dijeni ka përforur dokumentet me përmbajtje të rrejshme, konkretisht 23 fatura fictive në vlerë prej mbi 18 milionë të cilat i kishte blerë nga I pandehuri Bedri Batatina kinse për ndërtimin e hotelit “Lakeside” që gjendet në Vermicë të Prizrenit. I pandehuru Pulaj përmes faktuarve fictive ka bërë hyrje/blerje fillimisht të biznesit të tij “Blue Plan Kosova AG” dhe pastaj të njetja fatura I ka bërë dalje/shitje tek biznesi tjetër I tij “Lakeside AG” duke krijuar kështu qarkullim financiar bankar fiktiv përmes llogarive bankare të bizneseve të tija derisa ka arritur vlerën mbi 18 milionë. Krjet kjo me qëllim që të përfitoj kundërligjshëm rimburësim nga ATK;ha respektivisht TVSH’në e zbritshme në biznesin e tij me arsyetimin se kishte investuar në ndërtimin e hotelit të lartcekur në vitin 2020”, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi.
Sipas dosjes së prokurorisë i pandehuri do të dëmtonte buxhetin të Kosovës në shumën prej 2 milionë e 787 mijë eruo.
Me këtë rast sipas dosjes i pandehuri ka kryer veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”
Po ashtu sipas dosja e Prokurorisë tregon se si zyrtarë të AKP-së ia kanë njohur 23 fatura fiktive si të rregullta me vlerë prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e një hoteli, i cili veçse ka qenë i ndërtuar, shkruan Gazeta Insajderi.
Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë të pandehurit, Feim Pulaj, Besim Batatina dhe Bedri Batatina kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK’së duke mos raportuar tatimin e obliguar duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 122 mijë euro, përcjell Insajderi.