Dosja e prokurorisë – Për çka dyshohet kushëriri i Adem Grabovcit i arrestuar për fajde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dosja e prokurorisë – Për çka dyshohet kushëriri i Adem Grabovcit i arrestuar për fajde

    Insajderi
    23 February 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e 17 personave që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, personazhit të Dosjes së Shefave.

    Emrin e tij është Astrit Grabovci.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Astrit Grabovci dhe Valon Kastrati akuzohen për veprën penale “Fajde”.

    Astrit Grabovci në bashkëkryerje me Valon Kastratin  gjatë vitit 2019 në vazhdimësi kanë kontraktuar një shumë të madhe të parave nga një person me inicialet M.I, duke përfituar nga pasuria e tij dhe pa përvoja.

    I akuzuari, Astrit Grabovci ka përvetësuar shumën prej 7 mijë eurosh  nga   i dëmtuari me inicialet M.I.

    Ndërsa, Valon Kastrati ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh nga M.I./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark