×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja ‘Metamorfoza’, Prokurorët përplasen me avokatët e biznesmenit Gjoka – Çka ndodhi për tri orë në seancë

    Insajderi
    01 October 2024 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar pas 3 orësh seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”. Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.

    Sipas mbrojtësve ligjore, pas më shumë se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

    Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.

    Sa i përket Skyecc, biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve Sky.

    Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

    SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark