×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja | Për çka dyshohet shtetasi i Shqipërisë që u arrestua sot- Prokuroria e Pejës kërkon ekstradimin në Kosovë

    Insajderi
    21 November 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erion Etemaj, shtetas i Shqipërisë u arrestua sot. Prokuroria e Pejës Siç merr vesh Insajderi ka kërkuar ekstradimin e tij në Kosovë. Rasti ka të bëjë me plantacionin të kanabisit në vlerë 5 milion në Pejë, ku ishte lëshuar urdhër arrest për 9 persona.

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të parashtrojë kërkesë për ekstradim.

    Prokuroria Themelore në Pejë, Prokurori i Shtetit Ersan Qavolli, në çështjen penale kundër të pandehurve Erion Etemaj dhe të tjerëve për shkak të dyshimit të bazuar se kishin për të kryer vepër penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 par. 1 lidhur me nenin 77 dhe nenin 275 par. 1 nën par.  1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi ekstradimin[1], me datën 18.11.2024 parashtroj këtë kërkesë për ekstradim“, thuhet në dokumentin që ka parë Insajderi.

    Per çka dyshohet shtetasi i Shqipërisë?

    Sipas dosjes që ka parë Insajderi, Erion Etemaj dyshohet se në fshatin Kliqinë dhe Sverk të Pejës, së bashku me të dyshuarit e tjerë kanë siguruar bimë narkotike duke i përgatitur për dy parcela me qëllim të kultivimit të lëndëve narkotike.

    Në parcelën e parë ishin mbjellur 1850 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë mbjellin 1.000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2850 bimë.

    Në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri me datën 28.09.2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sverk komunë e Pejës, të pandehurit Erion Etemaj, Engelush Ibrahimi, ELdi Mykaj, Mirjon Qokli dhe Albano Saliu, duke vepruar si anëtar të grupit me të pandehurit Aleks Gerbi, Isa Bajrami, Liridon Hajrizaj dhe Enver Hasani dhe persona tjerë për momentin të panjohur, me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit sigurojnë sasi të konsiderueshme të bimës narkotike kanabis sativa, së bashku me persona tjerë përgatisin dy parcela me sipërfaqe të madhe, ku në parcelën e parë mbjellin 1850 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në parcelën e dytë mbjellin 1.000 bimë narkotike kanabis sativa, me sasi të përgjithshme 2850 bimë, me peshë më tepër se 1 tonë dhe vlerë rreth 5 milion euro, ku të pandehurit fillojnë tërheqjen e bimëve dhe tharjen e tyre, e më pas i dërgonin në parcelën e tretë ku bënin prerjen e tyre por me datën 27.09.2024, gjatë ekzekutimit të urdhër kontrollit hetohen nga Policia e Kosovës, të cilët në vend ngjarje gjejnë 2850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa“, thuhet aty.

    Po ashtu narkotik të gatshëm dhe duke përpunuar gjejnë dhe sekuestrojnë në parcelën e tretë 133.95kg, ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400kg dhe narkotik tjetër, me sasi të përgjithshme për më tepër se 1035kg e 712gr. të cilën e kishin për shitje.

    Prokurori Ersan Qavolli ka zhvilluar ketë operacion dhe dy operacione të tjera për shkatërrimin e plantacioneve të drogës në Kosovë.

    Deri më tani është arreatuar edhe një person, shtetas i Shqipërisë, Aleks Gërbi, është arrestuar.

    Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.

    Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.
    Në vendin e ngjarjes Policia ka arritur të sekuestroj telefonin e të arrestuarit, i cili pritet të egzaminohet.

    Ky aksion është udhëhequr nga prokurorit Ersan Qavolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark