Dr. Dafina Krasniqi gëzon fëmijët në pediatri edhe këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dr. Dafina Krasniqi gëzon fëmijët në pediatri edhe këtë vit

    Insajderi
    24 December 2021 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Doktoresha e QKUK-së, Dafina Krasniqi ka vendosur që edhe këtë vit, t’i bëjë të lumtur fëmijët në repartin e Pediatrisë.

    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se sot së bashku me dy maskotat dhe organizimin tim qëndruam tek fëmijët e repartit hemato-onkologjik Pediatri.

    Ajo është shprehur se reparti është shumë i bukur sepse buzëqeshja dhe emocionet e fëmijëve e kanë bërë këtë bukuri edhe në bredhin e stolisur dhe dhuratat qe sot i dërgova ku edhe sytë e tyre shkëlqejnë si dritat e festave të fundvitit.

    “Shpresojmë që ky akt i vogël bamirësie do të ndihmojë në ngritjen e përgjithshme të vetëdijes së shoqërisë sonë për çështjet sociale e humanitare”, ka shkruar Krasniqi duke iu uruar fëmijëve shërim të shpejt.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark