Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka falënderuar llapjanët për përkrahjen që po ia japin.
Sipas Hysenit, mobilizimi i jashtëzakonshëm gjithandej nëpër Llap është për tu vlerësuar maksimalisht e përshëndetur pafundësisht.
“Faleminderit llapjanë për mbështetjen e madhe që po na jepni neve dhe programit tonë “Podujeva Për Të Gjithë”, në çdo cep të Llapit”, ka thënë Hyseni.