Dr. Med. Mirvete Aliu-Shabani, një specialiste e shquar në Gjinekologji dhe Obstetrikë, sjell profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për shëndetin e pacientëve të saj. Si pjesë e ekipit të United Hospital, Dr. Mirvete ofron një gamë të gjerë shërbimesh gjinekologjike, duke përdorur metodat më moderne dhe teknologjitë më të avancuara.
Dr. Mirvete ka një histori të shquar akademike dhe profesionale. Ajo e nisi udhëtimin e saj në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku ndoqi studimet deri në vitin e katër, dhe më pas i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit. Karrierën e saj profesionale e filloi me një specializim 6-mujor në Kirurgji në qytetin Pasau, Gjermani.
E pasionuar për Gjinekologjinë dhe Obstetrikën, Dr. Mirvete vazhdoi si specializante për tre vite në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Klinikum Rosenheim. Specializimin e saj e përfundoi në Spitalin Schwabing të Mynihut, ku kreu me sukses provimin përkatës.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer si kryemjeke (e përkohshme) në disa klinika të njohura në Gjermani, përfshirë Klinikën Asklepios Lindau, Goldberg Klinikën në Kelheim, dhe Klinikën St. Elisabeth Straubing. Ekspertiza e saj u vlerësua gjithashtu në Zvicër, ku ajo shërbeu si kryemjeke në spitalet Paracelsus në Richterswil dhe AMEOS në Einsiedeln.
Përvoja e saj shumëvjeçare dhe puna e saj në klinika të shquara në Gjermani dhe Zvicër e bëjnë Dr. Mirvete një nga profesionistet më të kualifikuara në fushën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Vendimi i saj për të kthyer në Kosovë dhe për të kontribuar në shëndetin e gruas është një frymëzim i vërtetë.
Si pjesë e United Hospital, Dr. Mirvete sjell jo vetëm aftësitë dhe eksperiencën e saj të vyer, por edhe angazhimin për të siguruar shërtime cilësore dhe individualizuese për pacientet e saj. Ajo kombinon ekspertizën klinike me përdorimin e teknologjive më të fundit, duke ofruar kujdes të përkushtuar dhe bashkëkohor.
Pikat Kryesore të Karrierës së Dr. Med. Mirvete Aliu-Shabani:
Me një dedikim të palodhur dhe një vizion të qartë, Dr. Med. Mirvete Aliu-Shabani vazhdon të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të grave në Kosovë, duke u ofruar pacienteve kujdesin më cilësor në United Hospital.