Dr.Sc. Refik Ramadani, profesori universitar nga Gjilani që garon për Kuvend Komunal me numrin 20 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Dr.Sc. Refik Ramadani, profesori universitar nga Gjilani që garon për Kuvend Komunal me numrin 20

    Insajderi
    20 September 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dr.Sc. Refik Ramadani, një emër i njohur në fushën akademike dhe të teknologjisë informative, i është bashkuar garës për Kuvend Komunal në Gjilan, ku kandidon me numrin 20 nën përkrahjen e kandidatit për kryetar, Riad Rashiti.

    I lindur më 13 nëntor 1990 në Gjilan, Ramadani ka ndërtuar një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Studimet Bachelor dhe Master në Shkencat Kompjuterike i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa gradën Doktor i Shkencave (Dr.Sc.) e ka fituar në fushën e Metodikës së Mësimdhënies dhe Teknologjisë Informative, në Universitetin “St. Cyril and St. Methodius” në Veliko Tarnovo, Bullgari.

    Që nga viti 2016, ai është i angazhuar si ligjërues dhe asistent në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka kontribuar në disa fakultete:

    Fakulteti Ekonomik- Informatika për Ekonomistë, Aplikimi i Softuerëve në Biznes, Bazat e Teknologjisë Informative, Informatika e Biznesit, Teknologjia e Projekteve

    Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Arkitektura e Kompjuterëve dhe S&O, Inxhinieria Softuerike, Teknologjia e Komunikimit dhe Biznesit, Biznesi Digjital, Analiza e Informacioneve të Biznesit, Ndërtimi i Biznesit dhe Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit (në programin Master – E-Qeverisja)

    Fakulteti i Edukimit –Teknologjia Informative

    Përveç akademisë, Ramadani ka edhe një eksperiencë të pasur në sektorin privat. Që nga viti 2013, ai është Drejtor Menaxhues në kompaninë Led-Com.CH, duke kombinuar njohuritë shkencore me përvojën praktike.

    Ramadani thotë se kandidatura e tij është e orientuar për të qenë zëri i qytetarëve në forumet vendimmarrëse. Ai synon që përmes Kuvendit Komunal të ngrisë çështje që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, të kërkojë llogaridhënie nga ekzekutivi dhe të sigurojë një përfaqësim dinjitoz e debat konstruktiv.

    Në përkrahje të vizionit të kandidatit për kryetar, Riad Rashiti, ai beson në një qeverisje transparente dhe të afërt me qytetarët, ku Kuvendi ka rolin e vet thelbësor si mekanizëm kontrolli dhe përfaqësimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark