×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Drama “Askushi” fiton çmimin Katarina Josipi

    Insajderi
    21 April 2016 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”, pas një ceremonie të organizuar në nder të fituesve.

    Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka përgëzuar fituesit e këtyre çmimeve dhe jurinë profesionale për punën e bërë. Ai është shprehur se me këto çmime kanë për qëllim të nxisin dhe të motivojnë krijimtarinë artistike shqiptar.

    Në bazë të vlerësimit të jurisë, në përbërje të Besim Rexhaj, kryetari, Agim Selmi, Bislim Muçaj, Agon Miftari, Zethane Bahtiri, çmimi i parë iu dha autorit Bashkim Hoxha për dramën “Askushi”. Çmimi i dytë autorit Ardian-Christian Kyçyku për dramën “Një botë më tutje”.Ndërsa çmimi i tretë ia dha autorit Pashtrik Brahaj për dramën “Shtrati me gozhda”, thuhet në një komunikatë për media të ministrisë.

    Vendi i par fiton 3mijë e 600 euro, i dyti 2mijë e 400 euro, ndërsa i tretë ka vlerën e 1 mijë e 200 eurove./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark