Edona James, ka ndarë me publikun detaje nga operacioni i fundit që ka kryer në Stamboll të Turqisë.
Operacioni, i cili përfshinte zvogëlimin e gjoksit, ishte një hap i domosdoshëm për të, pasi përmasat e mëdha të gjoksit kishin nisur t’i shkaktonin probleme serioze në shëndet.
Në një kronikë të realizuar për emisionin Prive, Edona ka folur hapur për përvojën e saj, duke treguar detajet e procesit dhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
Ajo ndau me publikun se procedura ka shkuar mirë dhe se tashmë ndjehet shumë më e lehtësuar, jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht.