Drama në dasmën e Shpat Kasapit, ish-bashkëshortja Selvija i përgjigjet me një mesazh të fuqishëm - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Drama në dasmën e Shpat Kasapit, ish-bashkëshortja Selvija i përgjigjet me një mesazh të fuqishëm

    Insajderi
    11 August 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të një furie mediatike këto ditë, pas një incidenti të bujshëm që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar.

    Sipas raportimeve, situata u tensionua pasi këngëtari dyshohet se është vonuar rreth dy orë nga ora e planifikuar e paraqitjes. Burime të afërta pretendojnë se ai ka mbërritur në një gjendje të papërgatitur për të kënduar, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe debate në vendngjarje.

    Ngjarja, e cila fillimisht u përfol në rreth të ngushtë, shpërtheu në rrjete sociale pasi u publikua në portale, duke bërë që edhe Shpati të reagojë. Ai kërkoi që ky incident të mos zgjerohet më tepër.

    Në mes të gjithë kësaj zhurme mediatike, ka ardhur një reagim i heshtur, por që për shumëkënd flet më shumë se çdo intervistë.

    Ish-bashkëshortja e Shpatit, Selvija, ka publikuar një InstaStory me një foto të një perëndimi të qetë dielli buzë detit. Pamja e ngrohtë dhe romantike është shoqëruar me një mesazh të ngarkuar me nënkuptime:

    “Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”.

    Edhe pse Selvija nuk ka përmendur emra, konteksti i momentit dhe historia e tyre e kaluar kanë bërë që ndjekësit ta lexojnë këtë postim si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj situatës së fundit ku është përfshirë ish-bashkëshorti i saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark