Portugalia ka shënuar golin e dytë kundër Çekisë, duke kaluar në epërsi në minuta shtesë.
Golin e shënoi në 90′ +1 sulmuesi Conceicao, i cili u inkuadrua në minutat e fundit të lojës së rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.
Goli i Portugalisë erdhi pasi që portugezët e shënuan golin e barazimit, me një autogol të Hranac.
Lojën me gol të parët e hapën çekët, me një supërgol të Provod.
Tabelës në grupin F po i prijnë Turqia dhe Portugalia me nga tri pikë. Turqia mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3-1. /Insajderi.org/
🚨🚨| GOAL: FRANCISCO CONCEICAO GIVES PORTUGAL THE LEAD!!!
Portugal 2-1 Czech Republic pic.twitter.com/Gmt09MTiZK— CentreGoals. (@centregoals) June 18, 2024