Drashkoviq: Kosova është shtet, nuk e mohoj të vërtetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drashkoviq: Kosova është shtet, nuk e mohoj të vërtetën

    Insajderi
    21 May 2016 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për “Ekspres” ka thënë se “Kosova është e pavarur dhe kjo gjë duhet pranuar”.

    Për dallim nga fryma etno-nacionaliste që mbizotëron politikën e Beogradit, Drashkoviq nuk ka e ka problem që ta pranojë realitetin e krijuar pas 17 shkurtit të vitit 2008.

    Drashkoviq në intervistën e zhvilluar për të përjavshmen ka deklaruar se me këtë realitet tashmë janë pajtuar shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe se nuk e sheh problematik pranimin e këtij realiteti, “të krijuar nga Sllobodan Millosheviq”.

    “Kosova është e pavarur, është shtet. U pëlqeu apo jo kjo autistëve serbë. Nuk kam faj unë për këtë gjë, veç fajit që nuk e mohoj dot të vërtetën”, është shprehur ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark